Portugalia u skualifikua, paparacët kapin momentet kur Ronaldo shpreh zemërim dhe zhgënjim

Cristiano Ronaldo nuk e pranon humbjen dhe mundja nga Belgjika dhe skualifikimi nga Euro2020 e shkatërroi plotësisht.
Paparacët në ndeshje kanë kapur me detaje momentet kur ylli portugez shprehu zemërimin dhe zhgënjimin nga ky rezultat, që nuk i mundësoi as kualifikimin në çerekfinale.Ronaldo, i cili i shënoi pesë gola, më së shumti deri tani në këtë turne, ishte në kërkim të një rekordi personal, përvec lavdisë me atdheun.
Ai synonte ta thyente rekordin e legjendës së Iranit, Daei, për më së shumti gola ndërkombëtar, pasi e kishte barazuar rekordin e tij prej 109 golave në ndeshjen paraprake kundër Francës. Sulmuesi 36-vjeçar i Juventusit e rrezikoi portën e Thibaut Courtois vetëm një herë, kur e detyroi atë ta bëjë një pritje brilante me një goditje të fuqishme nga gjuajtja e lirë por nuk u vërejt më në vazhdim.