LajmeOpinione

Shkrim: Mos e harro gjuhen e  nenes

 

Pershendetje lexues te dashur! Tashme jemi prezantuar se bashku dhe une ju falenderoj  shume per mbeshtetjen qe me keni dhene .Une jam thjesht  nje pjese e juaja qe deshiroj t’ju percjell shqetesimet e vendlindjes, ne kete toke ametare ku ju eni lindur dhe nga ku ju u detyruat te largoheshit per nje jete me te mire.  Kete radhe dua te ndaj me ju nje aspect nga jeta  juaj ne megrim.Shqiptaret te cliruar nga vargojte e sistemit komunist, u leshuan drejt Europes dhe botes me etjen e madhe per te realizuar endren e penguar  deri tani dhe per te bere pasuri  te shumte ishin ata qe nuk e kthyen  koken pas per te  kujtuar  prinderit apo te afermit e tyre qe I  lane ne meshire te fatit.Madje u perkushtuan aq shume pas punes dhe per te grumbulluar pasuri ,sa qe harruan edhe gjuhen e nenes per t’jua mesuar femijeve qe u linden ne shtetin ku punonin e jetonin. Nje rast te tille,  qe me ka shqetesuar se tepermi edhe mua si shqipetare dhe si nene dua ta ndaj sot me ju. Ashtu sic jemi prezantuar edhe me pare me lexuesin e nderuar , une per shkakun e misionit tim humanitar,shpesh  me duhet te shkoj ne cdo familje ne nevoje ku mundem te jap ndihmen time.  Kesaj radhe mu desh te vija ne nje familje me dy pleq te moshes te thyer ,qe kishin  zbritur nga zonat malore te rrethit  dhe ishin vendosur  ne periferine e qytetit, ne nje shtepi, qe kishin blere me kursimet e veta.   Dy  femijet djali e vajza te martuar ishin larguar me familjet e tyre per te punuar ne shtetin fqinje. Vajza vinte tek familja e burrit   nje here ne  tre vjet dhe me kete rast ,   I vizitonte edhe prinderit e vete,por djali I vetem I tyre kishte 12 vjet I larguar pa I pare prinderit e tij pleq. Rasti ma kerkonte qe te isha prane tyre.Mora nje bashkepunetore,  shoqen time ,vajzen dhe shkuam  per vizite. Tek dera na priti nje zonje e cila na pershendeti ne gjuhen greke  . Menduam se kishte ardhur pronarja, ku punonin femijet e pleqeve dhe I uruam mireseardhjen .Qeshi dhe na ftoi ne shtepi. Si u rehatuam , pas qerasjes qe na bene, filluam  biseden duke e pyetur per shendetin, jeten ne dhe te huaj,  punen e te tjera aspekte nga jeta e tyre atje.  Me ne u bashkuan edhe pleqte qe ishin gezuar shume per ardhjen e djalit . Pas bisedes sone u terhoqen edhe femijet  qe mundoheshin te kuptonin perse ne qeshnim  dhe fjaloseshim. Me terhoqi vemendjen femija me I vogel I tyre . Desha ta afroja prane vetes dhe ta perqafoja, por ai iku I frikesuar .E pyeta si e kishte  emrin ,por ai veshtronte me sy te cakerritur dhe nuk fliste,  sikur shikonte nje fantazme para tij . [ern je moment mendova se mos kishte  problem ne te folur dhe ne degjim ,prandaj e pyeta  nenen e tij : “A e keni vizituar djalin per problemin qe ka?”. Ajo qeshi dhe u largua, si duket me quajti mua me problem. Plaka qe ishte ne krye te tavolines dhe e kishte  ndjekur me vemendje biseden  tone , leshoi nje psheretime te pikelluar  dhe tha: “Jo moj bije e nenes jo, nuk eshte as I shurdher djali .as memec.  Djali eshte per bukuri, por keta flame medhenjte nuk i kane mesuar as nje fjale shqip sepse ne shtepi flasin vec greqisht. Atje ku jetojne dhe punojne keta bijte e mij nuk ka shkolle shqipe.  As emrin ilirjan qe I porositi plaku t’ja vinin, nuk ja vune  por I vune emrin e pronarit, Spiridon.”

O  zot, me vinte te ulerija : “ Ku po shkon kjo bote?!”.Qenja ime e gjithe ulurinte: “  Pse te ndodhe keshtu me bijte e shqipes,  pse te harrohet gjuha e nenes .Ku eshte shqiptari me zemer te madhe, humane. Se nese mungon mbrojtja nga shteti dhe ky I fundit I ka lene ne harrese totale shqiptaret ne mergim, por ka  plot arsimtare dhe profesore te cilet duhet te organizojne mesime te gjuhes shqipe,tu mesojme femijeve gjuhen e nenes. Po ju o nena dhe baballare ,qe vraponi pas parase dhe pasurise dhe harroni fjalen “ nene”. Kur ju dhemb trupi nga lodhja,  therrisni shqip “ oh nene”  dhe nena edhe ne varr te jete,  pergjigje: “Bir I nenes” . E mora djalin e vogel disa dite mysafir ne familjen time, ku vajza ime qe ishte 3 vjet me e madhe ,se bashku me dy shoqet e saj I mesuan te shkruaj dhe te lexoje aq sa munden   .syte e djalit te voge shkelqenin plot gezim dhe drite, kur me veshtiresi por mundohej ta recitonte bukur nje fragment nga poezia “Gjuha shqipe” e  At Gjergj  Fishtes :

 

“Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button