Lajme

Vjosa Osmani komenton takimin Kurti- Vuçiç: Serbia nuk ishte e përgatitur

Disa ditë pas takimit Kurti- Vuçiç, ka ardhur reagimi i presidents së Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit, në një interviste televizive në Austri, tha se Serbia ishte e papërgatitur. “Serbia nuk kishte përgatitur asgjë dhe nuk bëri asnjë propozim, ndonëse diçka e tillë është e nevojshme nëse duhet të ketë ndonjë përparim. Në anën tjetër, Kosova ka bërë disa propozime të reja, për shembull mbi marrëdhëniet tregtare rajonale, të drejtat e pakicave ose çështjen e personave të zhdukur. Serbia me sa duket ka refuzuar gjithçka”, u shpreh Osmani.

E pyetur lidhur me dy shtetet që po bllokojnë procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës në Këshillin Europian, Franca dhe Holanda, Osmani është shprehur se shqetësimi i tyre lidhur me emigrantët nga Kosova është i paarsyeshëm sepse numri i atyre që kërkojnë të shkojnë në BE është ulur ndjeshëm.
Është shqetësim i paarsyeshëm. Pati probleme më 2014/2015 kur shumë njerëz donin të hynin në BE dhe të qëndronin atje. Por numri i tyre ka rënë në mënyrë dramatike. Kosova nuk është më në listën e 40 vendeve nga të cilat vijnë shumë emigrantë”, tha Osmani.

Ndër të tjera presidentja Osmani është shprehur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret që i janë vendosur për heqjen e vizave, por BE nuk po i mban premtimet. Sipas saj, kosovarët nuk duhen ndëshkuar për shakak të politikave të brendshme të shtetve të unionit.

“Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për heqjen e tyre, më shumë sesa duhej të plotësonin vendet e tjera. BE nuk po i mban premtimet e saj dhe po dobëson besueshmërinë e saj. Disa shtete anëtare hezitojnë për arsye të politikës së brendshme. Por kjo nuk është arsye për të ndëshkuar kosovarët që ndihen sikur janë në një geto politike”, vijoi presidentja Vjosa Osmani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button