Bota

“Çmendet” 14- vjeçari, qëllon për vdekje nënën e tij, nxitet nga babai për çështje nderi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan, ku një 14- vjeçar ka qëlluar për vdekje nënën e tij. MËsohet se i mituri e ka bërë këtë veprim i nxitur nga babai i tij, për çështje nderi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur jashtë një gjykate në Swabi.

Mësohet se viktima kishte ardhur në gjykatë për të marrë lirinë me kusht pas paditjes nga bashkëshorti i saj për tradhti bashkëshortore. Teksa priste, djali i saj e ka qëlluar për vdekje. I mituri ka përfunduar në burg. Ndërsa bëhet me dije se bashkëshorti i saj e kishte paditur atë në 25 maj 2021, duke e akuzuar se ishte larguar me një mikun e saj dhe ishin martuar. Më vonë policia i kishte arrestuar ta të dy.

Autoritetet thanë se i akuzuari për vrasjen është 14 vjeçar dhe se i ati e kishte inkurajuar të vriste nënën e tij “për të ruajtur nderin”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button