Lajme

Diell dhe temperatura të nxehta, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme do dominohet nga masat ajrore të nxehta. Pjesa e parë e ditës, sipas MeteoAlb, do të mbizotërohet nga kthjellimet në zonat bregdetare dhe të ulëta, por vranësira kalimtare kanë zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do jellë kalime vranësirash në të gjithë Shqipërinë. Kushtet e motit të kthjellët me vranësira të lehta do të mbeten edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale por edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 17°C mëngjesi deri në 39°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri mbi 40 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button