Lajme

E rëndë në Tiranë, 33-vjeçarja hedh fishekët në kosh, plagosen nga shpërthimi nëna dhe vajza e saj

Një 33-vjeçare me iniciale M.B për pak ka shkaktuar një tragjedi në Tiranë nga pakujdesia e saj. Mësohet se 33-vjeçarja ka hedhur një bidon plastik me një sasi municioni (fishekë), në kazanët e mbetjeve të riciklueshme.

Për shkak të temperaturës së lartë, kanë shpërthyer fishekët, duke dëmtuar lehtë M. B. dhe vajzën e saj të mitur 7 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas ngjarjes, çështja në fjalë kaloi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe.

Tiranë

Më datë 28.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, ka hedhur një bidon plastik me një sasi municioni (fishekë), në kazanët e mbetjeve të riciklueshme. Për shkak të temperaturës së lartë, kanë shpërthyer disa fishekë, duke dëmtuar lehtë M. B. dhe vajzën e saj të mitur 7 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button