LajmeShqiperia

Dalin sot në treg kartmonedhat e 1.000 dhe 10 mijë lekshe, ja risitë që kanë

Banka e Shqipërisë pritet të hedhë sot në treg dy prerjet e reja të kartëmonedhave, ajo 1.000 lekë dhe preja 10.000 mijë lekë. Kjo e fundit vejn për herë të parë në treg. Sipas njoftimit të bërë më herët nga vetë institucioni në fjalë, në të dyja kartmonedhat janë shtuar elemente sigurie dhe të integruara me elemente kombëtare.

Kartëmonedha 1 mijë lekë që e kemi në përdorim çdo ditë, është me të njëjtat elemente kombëtare por me elemente të stilizuara, hologram dhe fill sigurie për të bërë të pamundur falsifikimin e saj. Ndërsa kartëmonedha 10 mijë lekë që është risi e serisë së re, është me portretin e poetit Asdreni i cili ka bërë edhe Himnin Kombëtar. Kjo prerje ka një varg të himnit dhe një sërë elemente sigurie.

Kartëmonedhat e reja do të jenë në qarkullim së bashku me ato ekzistuese dhe do të mund të përdoren nga bankat, bizneset dhe qytetarët si mjet pagese me kurs ligjor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button