Lajme

Operacioni më i madh në Hollandë, sekuestron 3 ton kokainë dhe mbi 11 milionë euro

Të paktën 3 ton kokainë dhe mbi 11 milionë euro janë sekuestruar nga policia e Hollandës. Mediat e huaja shkruajnë se operacioni u bë në një fermë në afërsi të aeroportit të Amsterdamit. Ndërkohë, mësohet se sasia e sekuestruar është cilësuar si më e madhja e kapur ndonjëherë.

Policia ka bërë me dije se kokaina nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 195 milionë eurove, ndërsa treojnë se gjatë operacionit ka gjetur edhe sende të tjera me vlerë, të cilat janë sekuestruar.

Janë sekuestruar gjashtë armë të kalibrit të ndryshëm, shurdhues, municion dhe makineri për numërimin e parave. Ndërkohë, besohet se droga ishte kontrabanduar nga një rrjet në Amerikën Latine.

Besohet se e, Policia nga ana tjetër, pret që edhe disa persona tjerë të arrestojë dhe që besohet të kenë lidhje me këtë rast.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button