Lajme
Pjesa më e madhe e botës po vuan nga nxehtësia, ndërsa Zelanda e Re mbulohet nga dëbora

Zelanda e Re, ndryshe nga pjesa më e madhe e botës po përballet me temperature të ulta. MËsohet se një pjesë e madhe e vendit është zbardhur nga bota, si pasojë e erërave të ftohta të Antarktidës.
Mediat shkruajnë se në Uellington u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme për të bërë të mundur përballimin e situatës.
Në disa zona, është raportuar për ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa disa dhjetëra autostrada janë mbyllur, si dhe shtigje malore, për të shmangur incidentet.
Sipas meteorologëve vendas, temperaturat e ulëta do të vijojnë, edhe nën zero gradë celsius, të paktën deri në fund të javës.