Lajme

Policia iu mori çadrat dhe shezlongët, e moshuara: Jazëk i qoftë, kemi djalin e paralizuar, s’na del pensioni

Dy të moshuar që për të 9-tin vit me radhë kishin shkuar për të ushtruar aktivitetin e tyre në plazhin e Darzezës, janë përballur mëngjesin e sotëm me forcat e policisë, të cilët iu morën çadrat dhe shezllonet.

Në një komunikim me gazetarët, gruaja tregon se kanë aplikuar në e-albania po ende nuk u është dhënë përgjigje, ndërkohë që pensioni nuk iu del për të jetuar, pasi kanë dhe një djalë të paralizuar.

Kam të paralizuar djalin dhe e ka bërë ai me pensionin e vetë, se unë 87 mijë lekë kam pension, nuk më del për ilaçet e mija, e ka bërë ai që të shpëtojë shpirtin e tij, shteti nuk më ka dhënë rimbursim për djalin as një kokërr aspirin.

Çadrat mi kanë marrë dhe mi kanë prishur aty. Kam aplikuar në e albania, dhe ne nuk e dimë se kur del leja, i thanë ne jemi dy pleq, unë dje kam ardhur, as frigoriferin se kisha vënë në punë.

Me shtetin nuk merremi dot ne. Ata e dinë ne krim s’kena bërë kurrë krim, jazëk i qoftë, as kemi vrarë as kemi bërë. Pensioni nuk na del, është i nënti vit që jemi këtu për të punuar”, tha e moshuara.

Prej mëngjesit të sotëm në të gjithë vendin ka nisur një aksion për heqjen e çadrave për të gjithë bizneset që nuk janë të pajisura me elbania, ndërsa mbetet e paqartë sesi do të bëhet rishpërndarja e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button