Lajme

Varianti “Delta” alarmon Francën, vendi në rrezik nga një valë e katërt e Covid-19

Situata e Covid-19 në Francë nuk është aspak e mirë, pasi ka shpërthyer ashpër varianti indian i Covid-19. Këshilltari shkencor i qeverisë Jean-Francois Ntelfresi tha se për shkak të kësaj, Franca rrezikohet nga një valë e katërt e Covid-19.

Ai shton se vaksinat anti-Covid do të ndihmonin në zbutjen e valës së katërt të pandemisë, për të cilën shumë ekspertë shëndetësorë besojnë se mund të prekë Francën në shtator ose tetor. “Unë mendoj se do të kemi një valë të katërt, por do të jetë shumë më e butë se tre të mëparshmet për shkak të vaksinave, tha këshilltari i qeverisë. Pak ditë më parë, ministria e Shëndetësisë në Francë bëri me dije se varianti Delta përbën 20% të rasteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button