Lajme
Aksidentoi 61-vjeçaren në aksin Fushë Krujë-Ura e Gjolës, arrestohet në flagrancë shoferi

Policia e Durrësit ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi akuzohet se ka përplasur me makinë një 61-vjeçare. Fatmirësisht gjendja e saj është e mirë, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar shtetasen F. S., 61 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.