Bota
Alarmohet Britania, 27 mijë të infektuar me Covid-19, 99% e rasteve me variantin Delta

Të paktën 27 mijë persona kanë rezultuar të infekuar me Covid-19, brenda 24 orëve në Britaninë e Madhe. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 99% e këtyre rasteve i përkasin variantit Delta. Gjithashtu, në raportin e dërguar, ministria ka treguar se janë kryer plot 900 mijë tamponë, 26.068 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Kjo shifër, sipas autoriteteve, nuk registrohej që prej 7 muajsh. Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona.