Lajme

Shtatë pronarë biznesesh në Durrës nën hetim, zaptuan plazhet me shezlonge

Policia e Shtetit është ndalur edhe në qytetin e Durrësit, në kuadër të operacionit ‘Bregdeti ynë’, për lirimin e hapësirave publike bregdetare të zaptuara në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit të bluve të qytetit bregdetar, janë proceduar penalisht 7 administratorë biznesesh në zona të ndryshme të plazhit në Durrës, pasi akuzohet se nuk kanë pasur leje për vendosjen e shezlongëve dhe çadrave.

Deri në këto momente janë kontrolluar 80 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 478 shezlongë dhe 239 çadra.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës/Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme.

Procedohen penalisht 7 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare në territorin e Durrësit, kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasit:

L.K., 57 vjeç, B. Ç., 57 vjeç, Ll. M., 54 vjeç, Z. D., 54 vjeç, F. G., 61 vjeçe, B. A., 65 vjeç, banues në Durrës dhe E. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.

Deri në këto momente janë kontrolluar 80 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 478 shezlongë dhe 239 çadra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button