Lajme

Varianti Delta në Shqipëri? Manastirliu jep lajmin e mirë: Në laboratorë nuk kemi verifikuar asnjë rast

Në Shqipëri nuk ka hyrë ende varianti Delta i koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në seancën e sotme të Kuvendit.

Megjithatë sipas Manastiliut nuk duhet ulur vigjilenca, ndërsa ka shtuar se institucionet shëndetësore vijojnë të jenë në alert për këtë variant të ri që rezulton të jetë më i ashpër se varianti normal i koronavirusit.

Në Shqipëri nuk kemi asnjë rast me variantin Delta. Megjithatë jemi nën në alert” tha ministrja Manastirliu mes të tjerash.

Kujtojmë se nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid, ku qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin një orë më shumë, ndërsa mbyllja do të bëhet nga ora 00:00 – 06:00.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button