Lajme

Ktheu bahçen në “shtëpi bari”, arrestohet 57-vjeçari në Roskovec

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 57-vjeçar, i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se shtetasi B.G, dyshohet se ka drogë në bahçen pranë banesës së tij.

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në bahçen pranë banesës së tij në fshatin Ngjeqar, Roskovec. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.”, njoftoi policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button