Pas 1 viti pezullim, hapet lundrimi i trageteve nga Saranda në Korfuz

Një lajm i mirë ka ardhur më qarkullimin e trageteve në jug të vendit. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj njoftoi se nga data 5 korrik do të nisin udhëtimet vajtje-ardhje , duke theksuar se kjo është një faktor pozitiv për zhvillimin e turizmit.
Lajm i mire! Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve, për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit, në Greqi, pas rreth një vit e gjysmë pezullimi ka sjellë realizimin e udhëtimeve të Para.
Nga data 5 Korrik udhëtimet do të nisin vajtje- ardhje dhe ky pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Lehtësimi i qarkullimit erdhi falë edhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin në masë të populates”, thuhet në reagim.