Lajme

Shembja e Teatrit, Vokshi: SPAK të arrestojë menjëherë Erion Veliajn

Deputetja e PD, Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat në selinë demokratike, i ka bërë thirrje SPAK që të arrestojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj, për shembjen e Teatrit.

Partia Demokratike përshëndet vendimin e fundit të Gjykates Kushtetuese! Ky vendim dëshmon edhe një herë sa të drejta kanë qenë shqetesimet e vazhdueshme të PD për dhjetëra ligjet e vendimet antikushtetuese që ka miratuar e implementuar kjo qeveri në mugesë të Gjykatës Kushtetuese. Sa të drejta kushtetuese të shkelura, të mohuara, të nëpërkëmbura, nga një qeverisje që ka vepruar si bandë plackitëse për llogari të oligarkëve e bërë palë me krimin.

Sot është më e qartë se kurrë, se pikërisht në mungesë të Kushtetueses, regjimi ndërmori një revansh të ashpër ndaj shtetit të së drejtës. Ky revansh është edhe një nga arsyet e krizës politike që prej vitesh regjim ka nxitur në jetën e vendit dhe që masakra zgjedhore e 25 prillit nuk zgjidhi dot. Shpallja ANTIKUSHTETESE e ligjit për ndërtimin e teatrit me PPP, që grabiste pronën publike, dhe vendimi për kalimin e Teatrit nga Ministria e Kukturës te Bashkia bën nul çdo vendimmarrje të Këshillit Bashkiak dhe Erion Veliajt mbi një pronë që nuk ju takon. Ky vendim është i paligjshëm

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button