Lajme

Turistët bllokohen me skaf në Gjirin e Gramës, shpëtohen pas disa orësh nga roja bregdetare

Të paktën tre turistë janë bllokuar me skaf në Gjirin e Gramës në Karaburun. Policia njofton se turistët u shpëtuan nga roja bregdetare e Vlorës pas disa orësh. Bëhet me dije se turistët ishin nisur për në Himarë rreth orës 18:00 ku pas 4 orësh, motorët e skafit pësuan defekt duke i bllokuar.

Ato lajmëruan rojet bregdetare të cilat u nisën dy nga Sazani dhe dy nga Pashalimani ku rreth orës 00:30 arritën në kontakt me tre të rinjtë të cilët kishin mbetur në mes të detit. Pas operacionit arritën të lidhnin skafin e tyre duke i tërhequr në breg të detit rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button