Show-Biz

Arbana apo Luana? Merr fund dilema, ja kush do ta drejtojë ‘Big Brother VIP’

Arbana apo Luana? Dy emrat më të përfolur për prezantimin e Big Brother VIP nuk janë më dilemë.

“Prive” ka mësuar nga burime të sigurta pranë Top Channel, se moderatorja e këtij programi që pritet të nisë së shpejti do të jetë Arbana Osmani.

Moderatorja do të rikthehet pas katër vitesh mungesë në krye të “Big Brother”. Formati, këtë vit vjen me një ndryshim themelor: pjesëmarrës do të jenë vetëm personazhe të famshëm shqiptarë, që do të bashkëjetojnë për 100 ditë në kushte të jashtëzakonshme, larg jetës së tyre të përditshme.

Big Brother Vip” do të zhvillojë edicionin e parë në studion “Nova”, krijuar enkas për spektakle të këtij lloji disa vite më parë.

“Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhej në njoftimin e produksionit.

Vetë Arbana nuk ka reaguar ende për këtë konfirmim dhe, me sa duket, siç vepron gjithmonë në raste të tilla, konfirmimi i saj vjen vetëm në çastin e fundit para se të nisë spektakli.

Aktualisht, së bashku me familjen e saj, Arbana po kalon disa ditë pushime në ishujt e Greqisë, prej nga ndan për miqtë virtualë foto dhe video të jashtëzakonshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button