Lajme

I akuzuar për përfshirje në grup kriminal, prokurori i Vlorës: SPAK nuk është thelluar në hetim

Këtë të dielë në Gjykatën e Posaçme do të jepet vendimi për 28 të arrestuarit të përfshirë në trafikun ndërkombëtarë të narkotikëve.

Mes të arrestuarve është dhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe zyrtarë të tjerë të policisë.

Burime bëjnë me dije se prokurori Sota para grupit gjyqësor ka theksuar se SPAK nuk është thelluar në hetim.

Janë përmendur prokurore me emra dhe nuk janë në dosje. Janë përmendur prokurorë të SPAK, që kanë pushuar çështje, kanë marrë dhe lekë”, mësohet të jetë shprehur Sota.

Ndërkohë në dosjen hetimore të siguruar mësohet se prokurori kishte lidhje dhe ishte shok me kreun e grupit kriminal Ilirjan Ducellari (Zaimi), të cilin e ka ndihmuar që të eliminonte problemet me drejtësinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button