Lajme

Në hetim prej një muaj, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari në Mirditë, kishte kultivuar lëndë narkotike

Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Mirditës, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se shtetasi Gjovalin Nikolli, është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur “Mrizi i Madh”, Njësia Administrative Rrëshen, Mirditë.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pas një hetimi 1-mujor.

Vihet në pranga autori i dyshuar i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Strukturat policore në DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kulme, Mirditë, po kultivoheshin bimë narkotike, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Gj.N.,39 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur “Mrizi i Madh”, Njësia Administrative Rrëshen, Mirditë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button