Rrëzimi i avionit luftarak në Filipine me bilanc tragjik, shkon në 31 numri i viktimave

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë kanë arritur që të shpëtojnë nga avion i tipit C-130 me trupa luftarake në bord, i cili u përplas gjatë uljes në një provincë jugore të vendit.
Aksidenti i së dielës pranë aeroportit Jolo në provincën Sulo u mori jetën 29 ushtarëve në bordin e avionit dhe dy civilëve në tokë.
Zyrtarët thanë se disa ushtarë ishin parë tek hidheshin nga avioni para përplasjes dhe shpërthimit në tokë. Ushtria tha se deri në orët e mbrëmjes 17 ushtarë mbetën të pagjetur.
Ndër të tjera në media thuhet se një komandant ushtarak rajonal ka bërë me dije se ndaj avionit nuk është qëlluar por ai ka bërë një gabim në ulje, duke tejkaluar pistën dhe pastaj u rrëzua në periferi të aeroportit.