Lajme

U shpall “non grata”, Berisha uron SHBA-të në ditën e Pavarësisë: Gëzuar 4 Korrikun

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Berisha uron miqtë e tij në SHBA dhe gjithë kombin amerikan.

“Miqve te mi ne SHBA dhe kombit te madh amerikan gezuar 4 Korrikun, diten e Pavaresise te vendit tyre te madh,” shkruan ai në postim.

Bashkë me urimin, Berisha ka publikuar edhe një foto kolazh në të cilin ai shfaqet duke pozuar ish-presidentë si Obama, Bush, Clinton dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Sjellim në vëmendje se pak kohë parë, DASH shpalli “non grata”, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, duke i ndaluar hyrjen në SHBA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button