Lajme

Çmendet” 20-vjeçari në Itali, qëllon me thikë babain dhe nënën e tij, zbulohet shkaku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali mëngjesin e sotëm. Mësohet se një 20-vjeçar ka qëlluar me thikë babain dhe nënën e tij, të dy jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në Milano, në orën 07:00 të mëngjesit, pasi i riu erdhi vonë në shtëpi dhe ata e kritikuan.

Mësohet se i riu e qëlloi babanë e tij në kokë, qafë dhe shpatulla, ndërsa nëna u plagos lehtë në duar. Mediat italiane shkruajnë se i riu ishte përdorues i drogës dhe ishte njeri i njohur për policinë.

I riu është arrestuar për veprën penale vrasje të mbetur në tentativë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button