Lajme

Plagoset një 20-vjeçar në Greqi, të dyshuar 7 persona, mes tyre edhe 2 shqiptarë

Një 20 në Greqi është plagosur në Halkidiki një ditë më parë, ndërsa dyshohet se autorët e krimit janë shqiptarë. Mediat greke kanë shkruar se shtatë persona, disa në një motor dhe të tjerë në një makinë, shkuan në kafenenë në Pefkochori dhe sulmuan të riun.

Ndërkohë që, pavarësisht se i riu tentoi që t’i shpëtonte agresorëve ata e goditën me grushta, ndërkohë që njëri prej tyre e qëlloi me pistoletë, duke i shkaktuar një plagë në kofshën e djathtë. Ai aktualisht ndodhet në spital.
Mësohet se 2 nga tre autorët e plagosjes dhe rrahjes së 20-vjeçarit u identifikuan pak më vonë. Ata janë dy shqiptarë përkatësisht 21 dhe 29 vjeç, të cilët thuhet se i përkasin një grupi bande në Selanik. 21-vjeçari, sipas policisë është person me precedent penalë, pasi në tetorin e kaluar është liruar nga burgu, ndërsa po gjykohet në shkallën e 2-të për tentativë vrasje, mbajtje pa leje dhe përdorim të një arme.

Sipas burimeve të policisë, motivi i sulmit të së dielës ndoshta janë mosmarrëveshjet financiare në lidhje me “mbrojtjen”, të cilat kërkohen nga anëtarët e grupit të zhvatësve në zonën e Halkidiki. Policia Greke po kryen hetime për të gjetur dhe arrestuar autorët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button