Lajme

E masakroi burri me thikë, flet e afërmja e 45-vjeçares: Vrasësi gjakftohtë e quante princeshën e tij

Familja dhe të afërmit e Klarita Ismalaja, e cila u qëllua dje për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj janë të shokuar. 45-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit në vendlindjen e saj në Fushë-Krujë.

Të tronditur nga ngjarja, një e afërme jashtë kamerave e ka cilësuar autorin, Artan Ismalaja si vrasës gjakftohtë. Sipas saj ata nuk kanë pasur probleme dhe se ai e quante gjithnjë si princeshën e tij.

E afërmja po ashtu përjashton xhelozinë si motiv të vrasjes. Ajo thotë se më 3 korrik Klarita ka festuar ditëlindjen dhe të nesërmen kanë qenë në plazh së bashku.

Nuk ishte rrugaç. Ai u bë një vrasës gjakftohtë me princeshën e vet sepse atë e ka quajtur gjithmonë princeshë. Nuk kanë pasur debate. Më rehat se këta nuk ka pasur të tjerë. Nuk ka qenë xhelozi. Ditëlindja e saj ka qenë me 3 korrik. Kanë festuar një ditëlindje të mrekullueshme. Të nesërmen kanë shkuar në plazh. Ndoshta kanë mbajtur kujtimet më të bukura të jetës së vet. të nesërmen në orën 10:00 jemi shokuar të gjithë,” shprehet e afërmja për ABC.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme, pranë një magazine të Bubqit. Çifti jetonte prej vitesh në Tiranë, ndërsa Artani zotëron një servis kamerash dhe kompjuterësh tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet.

51-vjeçari ka goditur me thikë gruan brenda automjetit të tyre dhe më pas tentoi vetëvrasjen, duke goditur veten. Ka qenë roja i biznesit që ju afrua makinës dhe pikasi trupat e tyre të mbuluar me gjak. Artan Ismalaja u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet.

Mbetet e paqartë se përse Artani dhe Klarita udhëtuan nga Tirana drejt Bubqit. Për të shmangur dëshmitarët, Artan e ka futur makinën në një zonë të vështirë në fshatin Bubq për të ndaluar brenda një muri rrethues, që i përket një fasonerie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button