Lajme

Kishte tre ditë që kishte humbur, gjendet në Sarandë 12-vjeçari nga Bathorja

Është gjetur në qytetin e Sarandës 12-vjeçari Ronaldo Tanushi, i cili u raportua i humbur nga babai i tij Gazmend Tanushi.

12-vjeçari Tanushi u filmua për herë të fundit nga një qytetare në zonën e liqenit teksa së bashku me një person tjetër tentuan t’i vidhnin qenin ditën e djeshme.

Ka qenë babai Ronaldo Tanushi ai i cili raportoi humbjen e djalit ditën e djeshme dhe u bëri apel qytetarëve që ta ndihmonin nëse do të shihnin gjurmë të tij.

“Dua të denoncoj humbjen e djalit tim 12 vjec Ronaldo Tanushi. Djali ka dal dje nga shtëpia në orën 10:00 te paradites dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Ju lutem publikojeni sa më shpejt. Numri i babait nëqoftëse ka ndonjë informacion është 0683098367 Gazmend Tanushi.

Djali ka dal nga shtëpia e tij ne Bathore dhe sështë kthyer akoma. Ju lutem është urgjente dhe kemi shumë merak. Ka veshtiresi në mënyren si shprehet, asnjehere më parë nuk ka ndodhur që të largohet për kaq gjatë, edhe shokët e vet nuk dinë asgjë.

I kemi pyetur të gjithë të afërmit dhe nuk dinë asgjë. Kishte një biçikletë të kuqe me vete, një bluzë jeshile dhe një palë tuta të zeza”-tha i ati ditën e djeshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button