Lajme

Kush janë 11 personat e arrestuar në Lushnje, mes tyre biznesmenë dhe zyrtarë. Tenderi që i fundosi

Zbardhet dosja e plotë e aksionit të SPAK në Bashkinë e Lushnjes, ku u arrestua kryetari Fatos Tushe, dhe disa zyrtarë të ndërmarrjes së pasurive publike, si dhe dy bizmesmenë.

Ndaj 11 personave të arrestuar rëndojnë akuzat e ”korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike”, “shpërdorimi i detyrës” dhe “falsifikimi i dokumenteve”, ndërkohë që hetimet kanë nisur që prej vitit të kaluar.

7 prej personave të arrestuar, përfshirë dhe kryebashkiakun Tushe janë lënë nën masën e arrestit me burg, ndërkohë që 4 të tjerë, punonjës së zyrës së pasurive publike, janë lënë nën masën e arrestit të shtëpisë.

Zyrtarët e Bashkisë së Lushnjes janë prangosur brenda institucionit, ndërkohë që me urdhër të SPAK janë kryer kontrolle dhe në zyra të tjera të bashkisë.

Mësohet se tenderi për të cilën kanë nisur hetimet është me vlerë 240 milionë lekë të vjetra, që ka të bëjë me projektin e një ujësjellësi të ri, dhe Tushe bashkë me zyrtarët e tjerë kanë shkelur barazinë mes kompanive në garë.

Dy biznesmenët e arrestuar janë: Ibrahim Lami, administrator i “Loti SHPK” dhe Bujar Murati, administrator i “Euro alb shpk”.

Arrest me burg

Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë së Lushnjes

Flamur Peqini, drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike

Ibrahim Lami, administrator i “Loti SHPK”

Bujar Murati, administrator i “Euro alb shpk”

Gazment Çela, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Bektash Nexha, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Blerta Turku, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Arrest shtëpie

Xhemal Hasko, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Margarita Gjermeni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Andri Nusho, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Ani Simoni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Lidhur me arrestimin e Tushes, reagoi menjëherë dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se PS nuk do të mbrojë asnjë zyrtar që ka lidhje me krimin, dhe secili prej tyre duhet të mbrohet vetë përpara drejtësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button