Lajme

Mali i Tomorrit “nën pushtetin” e flakëve, flet drejtori i AZDM: Tani jemi në “dorë të Zotit”

Zjarri në Parkun e Malit Tomorr ka hyrë në javën e dytë duke shkrumbuar pyje me pisha bredha e shkurre dhe kafshë të egra të zonës. Kanë qenë forcat e Ruajtjes Pyjeve ADZM, banorët e fshatrave si dhe ushtria Reparti Xhenjos Poshnjë që kanë luftuar çdo ditë me flakët ndërsa janë ndihmuar nga ajri disa ditë me helikopter.

Terreni i vështirë, temperaturat larta si dhe era favorizuan flakët e zjarrit të cilat shkrumbuan pyjet nga perëndimi në jug të Parkut Kombëtar në zonën e mbrojtur të malit Tomorr.

Sipas dr.AZDM(Agjensia e Zonave të Mbrojtura) Fatos Nako nëse ditën e sotme do të ketë erë të fortë zjarri do faorizohet nga kjo gjë. “Në pjesën veriore, zjarri vetëm po monitorrohet, pasi ka 2 ditë I izoluar.

Në pjesën perëndimore, në afersi të Lybeshës, e kemi nën kontroll pothuajse është i izoluar. Në jug po punohet në zonën pranë një përroi. Gjithçka është në dorë të erës dhe vetëm nëse nuk do të ketë shumë erë situatën do ta vëmë nën kontroll. Po punojmë me të njëjtat forca 22 ushtarë dhe roje AZDM vetëm me krahë pasi terreni është i thyer dhe nuk mund të hyjnë mjetet eMNZSH nga ajri ditën e sotme. Shpresojmë mos të ketë erë në mënyrë që edhe këtë vatër të re zjarri ta shuajmë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button