Sport

Mancini komenton ndeshjen Itali- Spanjë: Do jetë betejë e vështirë

Sonte luhet ndeshja Itali- Spanjë dhe emocionet kanë kapluar të dyja skuadrat, pasi beteja pritet të jetë shumë e vështirë. Për këtë ndeshje që pritet të mbledhë çdo familje pranë televizionit, për mediat, ka folur tekniku Italian, Roberto Mancini.

Sigurisht që edhe unë kam tension kur afrohet ndeshja por duhet të jemi të ftohtë e të bëjmë sa më pak gabime. Por kjo është edhe e bukura e ndeshjeve të tilla. Do të jetë e vështirë, kjo pasi Spanja është shumë më ndryshe se Belgjika. Nuk do të jetë një ndeshje si ajo por do të jetë shumë e vështirë. Më shumë mund të jetë një sfidë e ngjashme me Austrinë, por shumë herë më e vështirë. Spanja është një ekip i jashtëzakonshëm prej shumë vitesh por edhe tani pavarësisht se kanë një ekip të ri. Janë shumë teknik dhe të zotë. Immobile? Ai është “këpuca e artë”, ka shënuar më shumë se çdo kush tjetër në vitet e fundit në Kombëtare.

Në një evropian ose në një botëror ata që kritikohen më shumë shpesh të zgjidhin ndeshjen. Chiellini? Prej shumë vitesh thuhet se ai me Bonuçin janë dy më të mirët por ata kanë shumë dëshirë për ta vërtetuar sërish. Shpresoj që Chielini të luaj tre ndeshje radhazi, nëse jo janë edhe Acerbi dhe Bastoni që po kalojnë një formë të mirë”, u shpreh Roberto Mancini.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button