Kosova

Vaksinimi në Kosovë, mbi 49 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat

Raporti i publikuar së fundmi nga autoriteti shëndetësor i Kosovës, ka treguar se mbi 49 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti- Covid, ndërsa në total janë dhënë 206.443 doza.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës.

Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.105 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.381. Në total numri i rasteve aktive është 158.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button