Show-Biz

Arilena dhe Noizy bashkojnë forcat për hitin e verës

Arilena Ara ka surprizuar të gjithë fansat, duke njoftuar se bashkëpunim me reperin Noizy. Këngëtarja e ka konfirmuar projektin e ri muzikor përmes një postimi në Instagram.

“Murderer” do të titullohet kënga e re, e cila do të vijë për fansat e dyshes më 9 korrik (ditën e premte).

Njoftimit, Arilena ia ka bashkëngjitur edhe disa fotografi në të cilat ka pozuar me Noizyn.

Këngëtarja ka njoftuar së fundmi se është në realizim të albumit të ri njëherësh të parit në karrierë, i cili mban titullin “Pop Art”.

Në anën tjetër, Noizy ditë më parë lancoi projektin e ri muzikor të titulluar “Tunde” që e solli me videoklip.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button