Lajme

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takim sot në Bruksel

Ditën e sotme, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Takimi zhvillohet në nivel të negociatorëve, por, siç është shprehur i dërguari i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, “asgjë në dialog nuk është teknike, por thellësisht politike”.

Para takimit të përbashkët, dy delegacionet zhvilluan bisedime të ndara me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Siç thuhet, në takime palët raportojnë për pikëpamjet e tyre lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe për temat që duan të diskutohen në vazhdim të dialogut.

Bisedimet e sotme mes delegacioneve negociuese janë të parat në këtë nivel që prej takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, më 15 qershor. Një takim tjetër midis Kurtit dhe Vucicit pritet të zhvillohet para datës 25 korrik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button