Lajme
Përfshihet nga flakë në orët e para të mëngjesit, digjet pjesërisht lokali në Vlorë

Është përfshirë nga flakët, duke u djegur pjesërisht një lokal në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10, në lagjen “1 Maji”. Sipas policisë, janë raportuar dëme materiale.
Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar ngjarjen.