Grabiti një makinë në Lezhë, në pranga një 25-vjeçar

Një 25-vjeçar nga Kurbini u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur një makinë.
Uniformat blu njoftojnë se në pranga është vendosur i riu me iniciale D.B.
25-vjeçari dyshohet se në datë 6 korrik ka vjedhur një makinë tip “Peugeot” në pronësi të shtetasit S.V. banues në Kavajë.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. B., 25 vjeç, banues në Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2021, ka vjedhur automjetin tip “Peugeot në pronësi të shtetasit S. V., banues në Kavajë. Automjeti i vjedhur është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kurbin.