Lajme

Më tha të çoj në shtëpi, por…”, punonjësja e Bashkisë së Klosit mbahet peng për katër orë në makinë

Një punonjëse e Bashkisë së Klosit është marrë peng për katër orë, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga Policia.

Në pranga përfundoi një 48-vjeçar, banues në Klos, nën akuzën e “Heqjes së lirisë në mënyrë të paligjshme”.

D. Merzira ka mashtruar punonjësen e Bashkisë Klos, L. M, 33-vjeçe, banore e fshatit Bejn, duke i premtuar se do ta dërgonte në fshat. Mirëpo, pa kaluar disa metra, Merzira ka ndërruar rrugë dhe ka udhëtuar drejt fshatit Klos Katund.

Pas afro 4 orësh, punonjësja e Bashkisë ka mundur të njoftojë familjen se ishte rrëmbyer, duke treguar edhe vendndodhjen.

Babai i Matës ka mbërritur në Polici dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e vajzës.

Teksa binte nata, efektivët e Policisë kanë mbërritur në Klos Katund dhe kanë gjetur 33-vjeçaren në makinën e D. Merzirës.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33- vjeçare, pa dëshirën e saj”, sqaroi Policia.

Pas denoncimit, është marrë në pyetje edhe punonjësja e ndihmës ekonomike në Bashkinë Klos.

“Rreth orës 16.00 isha pranë xhamisë së Klosit, në anë të rrugës. Erdhi D. Merzira, ndaloi te këmbët e mija dhe më tha: Hajde me mua, të çoj unë në shtëpi. Sapo bëri nja 100 metra ndërroi rrugë dhe u nis në drejtim të Bulqizës. I thashë ta ndalte makinën dhe të zbrisja, por ai nuk pranoi. Pas afro 4 orësh arrita t’i dërgoj një mesazh babait”, i tha Policisë e reja e rrëmbyer.

Vajza e mbajtur peng është dërguar në Tiranë për ekzaminime gjinekologjike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button