Lajme

Zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë, dyshohet i qëllimshëm

Një vatër zjarri ka rënë sot në Pyllin e Sodës në Vlorë. Flakët kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar drejt vendngjarjes dhe kanë vënë nën kontroll flakët, duke bërë të mundur shuarjen e tyre. Policia gjithashtu është duke kontrolluar për të identifikuar dhe kapur personat përgjegjës për vënien e zjarrit.

Kujtojmë se në malin e Tomorrit u dogjën rreth 25 hektarë pyje, pasi vatra e zjarrit ishte aktive prej një jave, e cila u favorizua edhe nga temperaturat e larta të këtyre ditëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button