Aksident në Durrës, 20-vjeçari humb kontrollin e timonit dhe del nga rruga, përfundojnë në spital 5 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Mësohet se shoferi 20-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe del nga rruga. Policia bën me dije se për pasojë janë plagosur 5 persona, përfshirë edhe shoferin.
Durrës/Informacion paraprak. Më datë 09.07.2021, rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.