Lajme

E çuditshme! Tifozët brazilianë mbështesin Argjentinën në Kupën e Amerikës, reagon Neymar

Të dielën do luhet ndeshja Argjentinë- Brazil, për Kupën e Amerikës. Për këtë ndeshje, është marrë një vendim i çuditshëm. Brazilianët mësohet se do të bëjnë tifo për Messin me shokë dhe jo për kombëtaren e tyre.

Kjo nuk vjen si tradhti, por si një revoltë ndaj presidentit Jair Bolsonaro i cili akuzohet për keqmenaxhim të pandemisë e për më tepër ishte ai që pranoi zhvillimin e Copa Americas në këtë vend kur infektimet nga Covid-19 janë rritur së tepërmi.

Për këtë, ka reaguar Neymar:

“Unë jam një brazilian me shumë krenari dhe dashuri. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të jem pjesë e ekipit kombëtar brazilian dhe të dëgjoj tifozët duke kënduar për këtë fanellë. Unë kurrë nuk e kam sulmuar ose nuk do ta sulmoj Brazilin nëse ata luajnë për diçka, çfarëdo sporti, një garë, për Oscar ose diçka tjetër … Nëse Brazili është aty, unë jam për Brazilin, dhe çfarë duhet që një brazilian të bënte ndryshe? Në rregull, unë do ta respektoj, por shkoni në … Kjo është vetëm për ata që janë kundër nesh.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button