Lajme

Lojëra fati dhe drogë në lokal, kapen mat nga policia tre persona në Shkodër

Në vijim të operacionit policor “Gjysmëfinalja” janë arrestuar tre persona në Shkodër. Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuarit kishin përshtatur lokalin për organizmin e lotarive të palejuara dhe përdorimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrolli të ushtruar në ambientet e ndryshme të lokalit u gjetën disa qese farmaceutike me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një peshore e vogël.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Gjysmëfinalja”.

Kishin përshtatur lokalin për organizmin e lotarive të palejuara dhe përdorimin e lëndëve narkotike, vihen në pranga 3 shtetas.

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, pas një pune të mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. L., 21 vjeç, banues në Jubicë, Koplik dhe E. C. 46 vjeç, banues në Llazan, Koplik, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;

-L. R. 27 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në një lokal në Koplik ushtrohej aktivitet i jashtëligjshëm i lojërave të fatit dhe përdoreshin lëndë narkotike, kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm të ambientet e këtij lokali, ku gjetën makineri për lojërat e fatit, një tavolinë pokeri me letra bixhozi dhe çipsa.

Gjithashtu, gjatë kontrolli të ushtruar në ambientet e ndryshme të lokalit u gjetën disa qese farmaceutike me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një peshore e vogël.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit L. R iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.

Si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 160 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi e vogël lënde narkotike në formë çokollate, 5 makineta për lojërat e fatit, 1 tavolinë pokeri, 1 kuti me çipsa dhe 4 aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button