Lajme

Moti i keq pushton Zvicrën, shkëmbi bie në një rrugë, bllokohet qarkullimi

Zvicra prej ditësh është goditur nga një moti i keq. Mediat vendase shkruajnë se në Zvicrën qëndrore ka rënë një shkemb gjithashtu ka rrëshqitje të dherave, ku për pasojë është bllokuar një rrugë. Një ditë më parë u mbyll përkohësisht autostradaA2 në jug, e cila u rregullua sërish nga ora 17 pasdite.

Në Bellinzona, Luginën Maggia dhe luginat e tjera të Ticinos, kishte gjithashtu dëmtime dhe pengesa të përkohshme në trafik për shkak të breshërit, shiut të fortë dhe stuhive. Stuhitë në veriperëndim të Ticinos kanë nisur të mërkurën në mbrëmje. Fillimisht, u prekën Lugina Maggia, Lugina Onsernone, Centovalli dhe, pjesërisht, edhe Leventina. Deri të enjten në mbrëmje në këto zona për 24 orë, kanë rënë mbi 80 milimetra shi. Në Faido është regjistruar madje mbi 130 milimetra, raporton SRF Meteo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button