Show-Biz

Nuk jemi bashkë”, një tjetër ish-konkurrente e “Për’puthen” pranon ndarjen publikisht

Ola Zenelaj dhe Murat Yuce ishin një ndër çiftet që u formuan në “Për’puthen” dhe dolën bashkë nga programi i dashurisë për të vazhduar njohjen jashtë. Mirëpo, si duket gjërat mes çiftit nuk kanë shkuar mirë dhe tashmë ata nuk janë më bashkë.

Këtë e ka pranuar vetë Ola mbrëmë teksa fliste në “Top Arena” për raportin që ka tashmë me djalin nga Turqia.

Kanë ndodhur shumë gjëra. Jemi përballur me realitetin përtej kamerave. Na ka distancuar puna, njëri-tjetri. Nuk jemi bashkë. Mendoj se ka një qejfmbetje ndaj tij, prandaj nuk flasim.

Mendoj nga një video që kam postuar unë në rrjete sociale. Loz me imagjinatën e tij, sepse nuk ka diçka reale. Nuk jap sqarime në një vend bosh, kur nuk më kërkon sqarim. Po ta kishte dëshirën do më kishte shkruar dhe unë jam e hapur për sqarim. Radha…”- tha ajo në fund, duke qeshur.

Ish-konkurrentja tregoi se edhe me Jasmina Kadriun, me të cilën krijoi një shoqëri në program, nuk ka më kontakte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button