Lajme

U arratis nga burgu Lushnjes 23 vite më parë, arrestohet në Belgjikë 48-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Interpol, në bashkëpunim me homologët në Belgjikë, kanë bërë të mundur arrestimin e Pëllumb Muskaj, 48-vjeçarit i cili 28 vite më parë, qëlloi për vdekje një shtetas. Ai u dënua për 16- vite burg, por në vitin 1997 u arratis nga burgu. Shtetasi ekstradohet nga Belgjika.

Interpol Tirana/ Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Belgjika, 48-vjeçari i dënuar për vrasje. Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bruksel u bë e mundur kapja në Blegjikë dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Pëllumb Muskaj, 48 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Më datë 15.01.1993, në një lokal në Orikum, Vlorë, shtetasi shqiptar Pëllumb Muskaj ka debatuar me shtetasin G. H., pasi ky i fundit akuzohej se i kishte vjedhur një shumë parash shokut të tij, shtetasit S.M. Shtetasi G. H. ka refuzuar t’ia japë lekët dhe Pëllumb Muskaj e ka qëlluar me kallashnikov, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më datë 19.01.1993, Pëllumb Muskaj është arrestuar dhe në vitin 1997 është arratisur nga burgu i Lushnjës”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button