Lajme

Fqinjët alarmohen nga era e rëndë, policia gjen një person të vdekur në banesën në Korçë

Një i moshuar është gjetur i pajetë këtë të shtunë nga policia në banesën e tij në lagjen 18 të Korçës. I moshuari që jetonte i vetëm, dyshohet te ketë vdekur prej disa ditësh.

Ka qenë era e rëndë që vinte nga shtëpia e të moshuarit që ka vënë në lëvizje fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë.

Nga hetimet paraprake dhe këqyrja e trupit dyshohet qe vdekja e 78-vjeçarit të ketë ardhur për shkaqe natyrore.

Disa ditë më parë, një rast i njëjtë u zbulua në Lezhë. Banorët e lagjes Skënderbeg u alarmuan nga era e rëndë që vinte nga një apartament. Pasi shkuan në vendin e ngjarjes, autoritetet konfirmuan se një 56-vjeçar kishte ndërruar jetë në tualetin e apartamentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button