Lajme

Kallashnikov dhe municione në shtëpi, arrestohet 64-vjeçari në Elbasan

Një 64-vjeçar, banues në fshatin Xibrakë, në Elbasan ka rënë në prangat e policisë për “Armbajtje pa leje”. 64-vjeçarit me iniciale R.Ç, iu gjet në banesë një armë zjarri kallashnikov dhe municion ushtarak.

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R.Ç në fshatin Xibrakë, Elbasan.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 64 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button