Kjo është dhurata e veçantë që Sara i bëri Ledrit për 35-vjetorin e lindjes, kush ishin të ftuarit VIP

Ledri Vula feston sot 35-vjetorin e lindjes. Reperi organizoi një festë që në mesnatë, ku mblodhi gjithë kolegët dhe familjarët e tij.
Në mesin e shumë dhuratave në këtë ditë veçojmë atë të partneres së tij Sarës. Dhuratën e zbuloi vetë Sara me një foto të postuar në Instagram. Ajo gdhendi në trup vitin e lindjes së reperit por edhe ky i fundit bëri të njëjtin tatuazh por me vitin e lindjes së Sarës.
Ledri Vula feston sot 35-vjetorin e lindjes. Reperi organizoi një festë që në mesnatë, ku mblodhi gjithë kolegët dhe familjarët e tij.
Në ditëlindjen e reperit nuk mungoi edhe nëna e tij, Xheraldina, e cila i bëri një dedikim shumë të ëmbël Ledrit në rrjete sociale.
Ledri paç shëndet e jetë të gjatë. Qofsh krahë i fortë e i ndjeshëm për Poin. Vazhdo të lësh gjurmë të mira ngado që e qet hapin. Të don, Nini!”, shkruan Xheraldina në urimin e saj.
Në festë nuk munguan emra të njohur si Ronela Hajati, Lumi B, Butrint Imeri, Kida etj. Në nisje të festës, Ledri fiku qirinjtë e tortës, ku në mes shkruhej 35.