Lajme

Pësoi atak kardiak, i moshuari shqiptar gjendet i vdekur në motel

Një i moshuar ka vdekur mëngjesin e sotëm në një motel në periferi të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar Express nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në fshatin Prugovc të Prishtinës.

Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai për Express.

Borovci konfirmoi se rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”. “Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë më tutje ai.

Rastet e vdekjeve të të moshuarve në motele në Kosovë janë të përsëritura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button