Lajme

Policia i shoqëron djalin në Komisariat, biznesmeni në Sarandë pëson infarkt dhe ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ne oret e para te mengjesit ne qytetin e Sarandes, ku biznesmeni Shuaip Sejko ka nderruar jete si pasoje e nje infarkti, pasi policia i shoqëroi djalin në Komisariat.

Policia e Sarandes ne nje deklarate per mediat, tha se ka gjobitur me 1 milion leke te reja shtetasin K.S, pasi nuk ka respektuar orarin e percaktuar per mbyllje te aktivitetit, ne lokalin e tij, ne lagjen nr.1 Sarande.

Por kjo gjobe lidhet me vdekjen e 62-vjecarit Sejko. Policia ka ushtruar kontroll sot rreth ores 04.00 ne lokalin e djalit te biznesmenit.

Aty ka gjetur nje tavoline dhe per kete arsye ka shoqeruar te riun ne Komisariat.

Deshmitare okulare te ngjarjes kane njoftuar babane e tij, biznesmenin Shuaip Sejko.

Sapo ka marre vesh lajmin, ai ka tentuar te niset drejt Komisariatit te Sarandes por eshte ndier keq dhe ka perfunduar ne Spital, ku me pas ka nderruar jete si pasoje e nje infarkti, mëson “Panorama“.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button