Lajme

Qëlloi me breshëri automatiku, arrestohet “i forti” 14-vjeç që terrorizonte banorët në Kurbin

Një 14-vjeçar banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin ka rënë në prangat e policisë. I mituri me iniciale D.T, qarkullonte me automatik dhe ishte dëgjuar disa herë nga banorët e zonës duke qëlluar në ajër me të. Banorët, të terrorizuar kanë njoftuar policinë, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e 14-vjeçarit dhe sekuestrimin e armës “automatik, me të cilën lëvizte lart e poshtë.

Njoftimi i policisë: Kurbin

Banorët njoftojnë Policinë se i mituri qëllon në ajër me armë zjarri, ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë, neutralizon pa shkaktuar probleme dhe vë në pranga 14-vjeçarin.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, me të cilën kishte qëlluar me breshëri në ajër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në fshatin Shpërdhet, Kurbin, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit D.T., 14 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit automatik, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button